Basel fiton, por Xhaka sërish jo 90 minuta

Nuk ka shpërthyer ende një çështje, por sipas opinionistëve në Zvicër, Taulant Xhaka është pranë një polemike me klubin Basel. Mesfushori kuqezi ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë 90 minuta të plota, ku skuadra humbi, ndërsa më pas jo, madje në ndeshjen e dytë për asnjë minutë, ndërsa sot është aktivizuar titullar, por deri në minutën e 71-të.

Basel ka fituar 3-2 ndaj Grasshoppers sonte në mbrëmbje, ndërsa Xhaka ka bërë një paraqitje më mirë, teksa ekipi, 1 minutë para se të zëvendësohej, po udhëhiqte 3-0. Basel është në vend të tretë me 9 pikë, së bashku me Yong Boys, ndërsa në vend të parë është Zurich me 10 pikë.

Ish-skuadra e Burim Kukelit dhe e Armando Sadikut, e ardhur nga kategoria e dytë, kryeson kampionatin zvicerian, teksa sonte ka mundur 2-0 Sion, që drejtohet nga Paolo Tramezzani. Ermir Lenjani është aktivizuar për 90 minuta për Sion, ndërsa ka munguar Kukeli, blerja më e fundit e ekipit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj