Bënte kërdinë në Sarandë, turisti ukrainas arratiset me 8 mijë euro

Një turist ukrainas ka tentuar të arratisej, por ai është kapur nga ana e policisë, pasi rezultonte si autor i vjedhjes së një shume të konsiderueshme. Uniformat blu të Sarandës kanë arritur të kapin në kohë në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë.

“Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale”, deklaron policia.

Për këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale “Vjedhja”.