Berisha fjalë të ndjera për të motrën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajries, pas një sëmundje të rëndë.

Berisha falënderon të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira dhe thotë se do ta mbajë përgjithmonë në zemrën e tij, dhe se kjo është vetëm një ndarje fizike.

Statusi i Berishës

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!

Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!

Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb