Braçe: Është turp të mos kesh drita në 2017-tën. Kush e ka fajin?!

Deputeti Erion Braçe i ka dedikuar një status të gjithë personave të papërgjegjshëm, të cilët rrëzojnë shtyllat e energjisë dhe më pas fajësojnë shtetin. Ai kërkon një ndërgjegjësim në masë më të gjerë, duke mos vendosur gishtin në instanca më të larta.

“Po po, të mos kesh drita në 2017-tën,
TURP ESHTE!! Por edhe ti biesh shtyllës,
të rrezosh një e të prishësh tre të tjera rresht,
duke lënë pa drita një bashki të tërë,
thjesht se ke hobi shpejtësinë,
faji i OSHEE, qeverisë e shtetit, është!!

Si dje përshembull,
i bie tjetri shtyllës në Babunje dhe,
gjithë natën kënga:
Deputet, turp mos kemi drita në 2017-tën!!

Eshtë ajo mendësia e një pakice,
ajo që ju thashë dje;
Unë vë zjarrin, ti ke detyrë ta shuash!;
Unë rrëzoj shtyllën, ti ke detyrë ta vesh!

Nejse,
Sot në 2 e 30 të mengjesit,
shtyllat u ngritën,
energjia u kthye kudo!

I jam shume mirënjohës Krenar Haxhiut dhe punonjësi të OSHEE që në mes të natës punuan dhe riparuan atë që të tjerë prishin!
Si gjithnjë xhanëm!!”.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj