Cërrik/Del nga rruga automjeti, vdes 11-vjeçarja nga Korça

Një automjet ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar vdekjen e  një vajze dhe dëmtimin e dy pasagjereve që ndodheshin në automjet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2017  në   aksin  rrugor Cërrik –Papër , në  fshatin  Valas  ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë

Si  pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese  në  Korçë  e  cila ka qenë  pasagjere në mjet.

Gjithashtu  janë dërguar  për  ndihmë  mjekësore  në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset  që ishin pasagjere  në  mjet konkretisht  shtetaset:

A.Sh., 54 vjeçe  banuese  në  Korçë

K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë

Shërbimet  e  policisë  ndodhen  në  vendngjarje  dhe  po  kryejnë veprimet  hetimore dhe proçeduriale.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGazeta Panorama
Artikulli tjetërGazeta Tema