Cila është domethënia hyjnore e inicialeve në përkrenaren e Skënderbeut?

Përkrenarja me kurorë mbretërore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që gjendet në Muzeun Perandorak të Vjenës (Austri), ka trajtë plisi punuar me çelik dhe është e rrethuar me një kurorë mbretërore prej lëkure, stolisur me gjashtë trëndafilë të praruar rretherrotull.

Në hapësirat e trëndafilave gjenden gjithashtu të praruara shkronjat latine të stilit gjysmëgotik, me inicialet që vijojnë:

I(hesus) N(azarenus)

P(rincipi) E(mathiae)

R(egi) A(lbanie)

T(errori) O(smanorum)

R(egi) E(piroticum)

BT(enedictum)

Përkrenarja e Skënderbeut.

 

Jezusi Nazaren

Mretin e Shqipërisë

Tmerrin e Osmanëve

Mbretin e Shqiptarëve

Bekon

Mbi përkrenare gjendet një kokë dhie e praruar, e cila, krahas shqiponjës, prezanton një nga simbolet më të lashta shqiptare. Autorët e këtyre veprave artistike, siç është përkrenarja, shpata, emblema, flamuri, vula, kostumi… na mbeten të panjohur.