Divjakë/ Shiu dhe stuhia rrëzojnë pemët, ndërpritet energjia elektrike

Dje në mbrëmje gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi që kanë vijuar deri sot në orët e para të mëngjesit.

Kështu për shkak të motit të keq, zona e Divjakës nuk furnizohet me energji elektrike.

Era e fortë ka rrëzuar disa shtylla e pemë, duke shkaktuar dëmtime në rrjet. OSHEE deklaron se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.