Doni të shihni Milanin? Biletat i gjeni në Tiranë…

Duke parë interesimin e madh që kanë adhuruesit e Shkëndijës së Tetovësnë Kosovë dhe Shqipëri për t’u pajisur me bileta në ndeshjen e kthimit ndaj Milanit, klubi tetovar njofton të gjithë dashamirët se në Prishtinë te “RaveTravel” dhe në Tiranë te “Traveller’s Point” janë të vetmet pika shitëse zyrtare për ndeshjen Shkëndija–Milan.

Pika zyrtare në Prishtinë ndodhet në Rrugën UÇK afër Pro Credit Bank, më saktësisht “Rave Travel”.

Çmimet zyrtare të biletave në Prishtinë (RaveTravel) janë si vijon:

Kategoria e parë – 6.5 euro
Kategoria e dytë – 10 euro
Kategoria e tretë – 13 euro
Kategoria e katërt 16.5 euro

Ndërsa çmimet zyrtare të biletave në Tiranë (Traveller’s Point) janë si vijon:

Kategoria e parë – 865 LEK
Kategoria e dytë –  1325 LEK
Kategoria e tretë – 1720 LEK
Kategoria e katërt –  2185 LEK

Çdo ofertë për blerje biletash që do iu ofrohet jashtë pikës zyrtare të shitjes, apo mbi çmimet e caktuara nga klubi, është shitje e zezë dhe e dënueshme.
Apelojmë tifozët e Shkëndijës në Shqipëri dhe Kosovë, që të kenë kujdes nga shitësit ambulantë të biletave, sepse nuk janë të autorizuar nga Shkëndija për një gjë të tillë.