Dy artistë të tjerë braktisin Shqipërinë

Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij këngëtare, Mira Konçi janë larguar nga Shqipëria duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja shqiptare që jeton në SHBA, Kozeta Zylo. Në një postim në rrjetet sociale, Zylo u uron që Amerika t’i marrë për mirë.

Postimi i plotë

TV “Alba Life” në New York me dy artiste të shquar shqiptarë. Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi.

Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njeri-tjetrin. Të parin urim që i’u dhamë ishte ashtu siç na kane uruar miqtë tanë kur shkelem për herë të parë në tokën e bekuar si:

Ju marrte Amerika me të mirë!

Është një bekim si prej Zotit!

Banorët e rinj të Ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tillë i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, Neë York.

Për më shumë na ndiqni në emisionet tona!