E përndiqte prej dy javësh, policia kap “makthin” e 26-vjeçares

Një i ri i ishte bërë makth një vajze, pasi e kishte përndjekur për një periudhë dy javore. Për këtë rast, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një ditë më parë shtetasin Ervis Zh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

I riu, në rrugën “Ali Shefqeti”, për një periudhë 2 javore, ka përndjekur shtetasen E.K., 26 vjeç, banuese në Tiranë.