Edhe Hueyda El Saied vjell vrer? Ja mesazhi që të përlot

Çdo ditë e më shumë qytetarët shprehen pro dhe kundra mesazheve të artistëve, të cilët arratisen nga vendi i tyre. Ka nga ata të cilët i përkrahin, sikundër ka nga ata të cilët shprehin mllefin në lidhje me qëndrimet e tyre të ftohta, përmes rrjeteve sociale.

Një  tjetër mesazh i fortë është përcjellë nga balerina Hueyda El Saied, kundrejt të gjithëve që e shajnë Shqipërinë. Ajo thotë mes rreshtave se shpesh nevrikoset me Shqipërinë tonë, pasi ka gjëra që nuk shkojnë, por në të njëjtën kohë, ka gjëra për të cilat ajo mburret.

“Ne po kthehemi ne shtepi, ose me sakte ne nje nga strehat tona, se si Gabrieli dhe une shtepi konsiderojme vetem shtepine e None Hajries dhe teze Vjollces.

Ne te dy, ndryshe nga disa individe qe jane larguar nga Shqiperia, nuk ndihemi krenar qe po kthehemi tek streha ne France, e me pas ne Luksemburg, perkundrazi, nese do te degjonim zemren tone, do te ktheheshim muajin e ardhshem.

Sot po kthehemi ne France, aty ku mua m’u dha mundesia te realizoja shume enderra, si femer, si artiste si dhe aty pash per here te pare fytyren e bukur te tim biri. Ardhja e Gabrielit ne jeten time perkon dhe me nje moment tjeter shume te bukur, qe lidhet me Shqiperine, nje moment i cili me ka emocionuar shume dhe e kujtoj me kenaqesi ende.

Kisha vetem pak ore qe isha bere nene, por tek ndiqja nga televizori i dhomes se spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së”, disa ditë më parë, pash te marshonin per krah miliona njerezve, personalitete te njohura boterore dhe Edi Ramen me disa klerike shqiptare te feve te ndryshme.

Kryeministri yne kishte vendosur ne xhepin e siperm te xhaketes tre lapsa me ngjyrë te blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra qe ka flamuri francez). Mbaj mend qe te kem thirrur infermieret e spitalit, te cilat kujtuan se kisha dhimbje apo qe Gabrieli ishte zgjuar, por une i kisha thirrur vetem per t’u mburrur e per t’i treguar harmonine fetare qe kemi ne ne Shqiperi.

Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqiperine tone, se jemi te gjithe te ndergjegjshem qe ka plot gjera nuk shkojne siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur merzine time per kete, por ama njekohesisht ka plot gjera qe me bejne te mburrem.

Kam plot miq te cilet mund t’i cilesoj si heronj, pasi punojne me dinjitet dhe ndertojne çdo dite me djerse te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Keshtu qe kur degjoj shqiptaret – visitor te hedhin vrere apo t’i fusin te gjithe ne nje thes, trishtohem dhe dua t’i them:

“Nuk eshte nje pashaporte jo shqiptare qe te ben ty me te mire se atdhetaret e tu, ata qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi. Duke fyer vendin tend dhe ata qe jetojne, ti fyen veten ne rradhe te pare. E mos harroni se nje peme pa rrenje, eshte jeteshkurter”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj