Elvana Gjata nuk ka të ndalur, “nxeh” Francën 

Këngëtarja Elvana Gjata ka nisur të shtunën promovimin e hitit “Forever is Over”, në Europë.

Sikundër e ka bërë me dije edhe përmes rrjeteve me postimin e fotove, ajo ka nisur promovimin me Francën, ku ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios së famshme franceze NRJ, “NRJ Summer Tour.

Këngëtarja e cila nuk ka të ndalur me sukseset e saj, ka performuar përkrah artistit të famshëm francez të muzikës elektronike, “Sound of Legend”.