Ersekë/ Procedohet penalisht Përgjegjësi i Agjencisë së Pyjeve

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj përgjegjësit të Agjencisë së Pyjeve pranë Bashkisë Ersekë.

Bëhet fjalë për shtetasin E.P., 57 vjeç, banues në Ersekë. Ai do të procedohet në gjendje të lirë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke i përpiluar dy leje shfrytëzimi për lëndë drusore një subjekti, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.