Fier/ Ndërron jetë fëmija 3-vjeçar teksa po luante në oborr

Ditën e sotme një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Fier, si pasojë e përplasjes nga një karrocë kuajsh.

Mësohet se fëmija ishte tek oborri i gjyshërve në fshatin Cerven në momentin që është zënë poshtë nga karroca.

Për shkak të plagëve të marra, fëmija 3-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital.