FOTOT/ Shkëputet shkëmbi, policia zbarkon në Vlorë

Një masë shkëmbi i cili është shkëputur dhe ka rënë në mes të rrugës në Vlorë, ka shkaktuar panik tek kalimtarët.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, njofton se në vendin e quajtur ”Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”, njofton policia.

Momentalisht policia, për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

“Luten të gjithë udhëtarët me automjetet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të “Ujit të ftohtë”, drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi, drejtim qytetit të Vlorës”, njofton më tej policia.

Përpos kësaj, janë njoftuar edhe Emergjencat Civile, Reparti i Xhenjos si dhe firma e mirëmbajtjes se rrugëve.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj