Fund pa lavdi për Bolt, dëmtohet në stafetë (Video)

Një mbyllje e karrierës pa lavdi sprinterit xhamajkan Usain Bolt. Ai ka dështuar në garën 4 x 100 metra, duke e përfunduar karrierën në mënyrën më të keqe, ndikuar edhe nga fati i keq, pasi ka pësuar tërheqje në kofshë sapo ka marrë shkopin e fundit të stafetës. Botërori i Atletikës që po mbahet në Londër ishte i fundit për Bolt.

Gara e fundit ishte ajo në 4 × 100, por garuesi nga Xhamajka u lëndua, duke mos mundur ta përfundojë atë, ku në fund të artën e fitoi Britania e Madhe. Kështu, Bolt i ka dhënë fund karrierës pa medalje. Gjithsesi, Usain Bolt do të mbetet legjendë e atletikës. Ai vijon të mbajë rekorde, ndaj nuk do të harrohet aq lehtë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj