Gjiko publikon foto pas aksidentit: Jam më i fortë se kurrë

Pas aksidentit ku u përfshi sot në tunelin e Kalimashit, reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës, Gjiko, njofton fansat se ai është më i fortë se kurrë.

“E shrytëzoj rastin me e falenderu Zotin që ma dha edhe ni shanse me mujt me kone këtu nmesin e juaj. Me natën e promshit e kuptova që kom shumë njerëz rreth vetit që kanë kurgjo tjetër pos dashni. Jom kthy ma i fortë se kurrë, gjithmonë kom mu kon afër juve! Shihem sonte në Rahovec”, shkruan ai në Instagram.