Guri i historisë së harruar

Një dasmë shqiptarësh të shek X dhe ky sarkofag është i po atij shekulli. Shqiptarët e kohës e mbanin trashëgiminë e lashtë pellazgo-ilire. Këso lloj gurësh të formave të ndryshme janë në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi – diku mbi 70 mijë sish në mëshirën a askujt.

Ky është guri që flet, duhet vetëm t`i japim gjuhën tonë dhe ta shohim të vërtetën në reliefet e gdhendura mbi të.

Një dasmë, një gëzim familjar, ndoshta i përfunduar tragjikisht, sepse është sarkofag.

Aty e shohim të gërryer çiftelinë shqiptare (turku nuk na e solli, ai mori nga ne).  Djathtas janë lulet pellazge dhe Ylli pellazg. Ndersa poshtë duket si zbukurim i thjeshtë që flet bukur, është Kryqi Pellazg i njohur si Swastika.

Jemi të vjetër ne, jemi të kësaj dhe asaj ane, jemi të parët në këto dhe ato anë.  Mos e shtrembëroni të shkuaren tonë, se na mallkon Historia!

Mallkimi i historisë është baras me zhdukjen e kombit.

Fahri Xharra, 09.08.17

Gjakovë