Xharra: A hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, parailirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).

”Gjaku shqiptar që rrjedh në venat tuaja më bëri të të përkushtoj këtë libër, bija ime, që ta kesh gjithëmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tënd dhe gjuhën tënde amtare, vlerat e së cilës do t´ia njohë e ardhmja. Në shekullin që t´i do të jetosh do t’i takosh si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bësh atë që e bëri yt atë, që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian që jam, rrjedh nga pellazgët e rrënjës (autoktonë) që e populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjës e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit”. (Konstainipojë, 31.12.1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894).

“Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do t’i shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej si gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund t’i sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. (“Në kërkim të rrënjëve të gjuhës shqipe)“.

Nga këto tri libra e nxora këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenarë që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë, dhe ne jemi pasardhësit e denjë të një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi, i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit, gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hyjnore më në fund t’í bindë që të heshtin. Nga këta libra dhe libra të tjerë mund të shohim dhe të bindemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet e tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e pellazgëve ishte ajo gjuhë që flitet sot nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigjet studiuesi, sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen. Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch).

Nëntë muzat e Mnemosines: Të nëntë muzat sipas mitologjisë “greke” ishin: Calliope (E epikës) Clio (Histori), Erato (Dashuri), Euterpe (Muzikë), Melpomene (Tragei) Polyhymnia (Himnet),Terpsichore (Vallëzimet), Thalia (Komedi) Urania (Astronomi). Por si lindën këto?
Gruaja e Jupiterit ishte Mnemozina, e cila i lindi të nëntë muzat, të cekura më lart.
Si lindi fjala Mnemozinë? Këtë e shpjegon pellazgjishtja e dikurshme ose shqipja e sotme: Mne – Ment, Mendje, inteligjencë dhe msoi, me m sue , nga rrënja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson diçka, dhe ment – menja, të menduarit. Pra Mnemosina ishte perëndesha e të mësuarit, nga e cila lindën të nëntë muzat, në greqisht muzë qe rrjedh nga shqipja msois -mësuese, arsimtare. Lumë ne, për gjuhën tonë të perëndive!

A duhet të studiojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike? JO! Nga rrjedh fjala defter (tefter, defteros etj). Të vjetër jemi! Në këtë libër shkruante Edouard Schneider se defter i thuhet librit, që rrjedh nga dy fjalë pellazge (lexo sot shqipe) dy fytyra ose dy fytyra që në mënyrë alegorike shpesh për të fshehur të vërtetën në libër. Një fytyrë e vërteta dhe fytyra tjetër e fshehur në libër. Libri nuk ishte për gjithkënd. (Edouard Schneider ,1897, E vërteta pellazgjike).
Ju kujtohen turqit, grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?