Ish-lojtari i Real do të kalojë te Barça

Një tjetër “bombë” e merkatos është në prag të “shpërthimit”. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktojë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje. Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin londinez, kur ka edhe 12 muaj në kontratën aktuale dhe dëshiron një lëvizje në “Camp Nou”.

Barcelona po kërkon transferimin e yllit të Liverpool, Philippe Coutinho, por skuadra e Jurgen Klopp ka refuzuar ta shesë deri tani, megjithëse raportohet se klubet janë në bisedime të fshehta. Ousmane Dembele është një tjetër opsion për të zëvendësuar Neymar dhe përgjigja për mesfushorin do të jepet nesër.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj