Itali/ Kapet me marijuanë shqiptari

Një 25-vjeçar shqiptar ka  përfunduar në pranga në Brindisi.

Ai ishte gati për të shkuar në Sicili me një çantë plot me marijuanë por karabinierët e kanë bllokuar pak para se të hipte në një autobus.

Bëhet fjalë për shqiptarin Arben Fasko.

Fasko është arrestuar nga karabinierët e Njësisë Investigative të Brindisit.

Bashkë me të u arrestua edhe një çift, një burrë dhe një grua me inicialet C.C., 28 vjeç dhe L.C., 35 vjeç të njohur për forcat e policisë për krime në lidhje me drogën.

Çifti po procedohet në gjendje të lirë për posedim me qëllim shpërndarje droge. Marijuana është sekuestruar, ndërsa 25-vjeçari shqiptar është mbyllur në burgun e Brindisit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj