Ja pse na dalin gjithmonë aknet gjatë udhëtimit

Dermatologu amerikan Neal Schultz thotë se “aknet e aeroplanit” nuk janë vetëm legjendë urbane, por ekzistojnë me të vërtetë.

Sipas tij, ato shfaqen kryesisht nëse udhëtoni nga Perëndimi drejt Lindjes dhe e anasjelltas.

Shcultz thotë se si pasojë e ndryshimeve të reja të orareve, trupi reagon ndaj stresit duke sekretuar kortizon nga gjëndra mbiveshkore.

“Sa herë që kjo lloj gjëndre prodhon kortizon, ajo lëshon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore. Pasi gratë kanë nivele të ulëta të hormoneve mashkullore, sasia e lëshuar nga gjëndra mbiveshkore është e lidhur direkt me krijimin e akneve në fytyrë, por edhe me dehidratimin e saj”, ka thënë ai./ Koha.net

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj