Karnët, popull ilir

Jo pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin ilir të karnëve, por shënimet për ta janë shumë të vogla dhe më duhej të gjej diçka të besueshme, aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir. T’ju rikujtoj një gjë, kur tregtia me grekët, me romakët, zhvillohej nëpër Adriatik; ishte urdhër i shkruar që këtij deti  t`i ngjitej nga ana perëndimore e tij, sepse kjo lindorja ishte me rryma dhe kundërrryma të mëdha detare dhe anijet e pasigurta e pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbej dhe përpihej nga valët e mëdha; arsyetimi ishte gati, na sulmuan piratet ilirë!

Por sidoqoftë  unë e mora rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas   John Wilkes-it  “ The Illyrians “ (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere. )

Pra, nga albanët drejt e në veri tek dokleatët, daorsët, narensët dhe u ndala për pushim tek dalmatët; pastaj i vizitova liburnët, ditionët, japodët, histritët, për t`u takuar me karnët e harruar. Ata ishin fqinj me venetët. Po të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.

Karnët (gr. Καρνίοι ) ishin një fis  i Alpeve Lindore, që jetonin në male në  mes të Norikumit dhe Venetisë. Konsideroheshin si fis gal (?), disi të përzier me venetët. Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi, por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep” dy qytete afër brigjeve të Adriatikut. Eponime të tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia.

Sa e varfër paraqitet historia e tyre, gjoja se ardhja e parë e karnëve ishte në vitin 185 paraKr, atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra dhe fëmijë kishin marrë rrugën e rrafshinave dhe aty diku e  ngritën qytetin  Akyleja. Tmerr, romakët pas ca kohesh i detyruan që ata me dhunë  të ngrihen përsëri në male.

Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme, karnët e krijuan një miqësi me histritët, lapidët dhe tauriskët. Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të karnëve dhe me 15 Nëntor 115 pra Kr. Karnët u nënshtruan, nga legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus.

Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta?

Perandoria Romake, edhe pse u ngrit nga ne e mbi ne, së bashku me tokat tona, e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë.

Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë, por fatbardhësisht shpëtuan vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë të të parëve tanë.

Pra, këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.