“Kaubojsi” aksidentohet në Itali

Deputeti Eduard Ndocaj i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë në Itali. Ai lajmëron të gjithë miqtë, kolegët e qytetarët se ia ka hedhur paq dhe se ndodhet jashtë rrezikut.

Ndocaj shkruan në Facebook se mjeti i tij është shkatëruar, e ndërsa ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për marrjen e ndihmës së duhur shëndëtësore.

“Të dashur miq,
Falenderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm.

 

Në austradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë, e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar.

 

Falenderoj Zotin për këtë! Kjo është gjëndja e makinës pas aksidentit!

Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj