Kërkime për naftë në tokë e det, ja marrëveshjet

Ministria e Energjisë dhe industrisë ka hartuar një plan shtatë vjeçar për zhvillimin e sektorit të naftës. Në dokumentin e siguruar nga Konica.al mësohet se prodhimi i naftës nga vendburimet ekzistuese është i mbështetur në tre variante, të cilët kanë ecuri të ndryshme të prodhimit: ecuri normale, mbi normale dhe maksimale të prodhimit, bazuar në teknologjitë e shfrytëzimit të vendburimeve. Strategjia Kombëtare e Energjisë parashikon një ecuri normale të rritjes të prodhimit të naftës nga vitet 2013-2015, me një maksimum deri në 1100 Ktoe ( Kilo ton naftë ekuivalent)  në vit, më tej do të fillojë rënia e prodhimit për të arritur në 900 Ktoe në vitin 2015 dhe 600 Ktoe në vitin 2020. Ndërkohë vetëm për vitin 2017 janë nënshktuar një sërë marrëveshjes hidrokarbure për kërkim e zhvillim jo vetëm në tokë por edhe në det.

Strategjia kombëtare e energjisë 2013 -2020

Marrëveshjeve hidrokarbure 2017

Një nga drejtimet e rëndësishme të punës së Drejtorisë së Hidrokarbureve, është ndjekja e zbatimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure të kërkimit.

Aktualisht janë në fuqi dy Marrëveshje Hidrokarbure, ose Kontrata me Ndarje Prodhimi (KNP), për Kërkimin, Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Blloqet e Kërkimit në Shqipëri:

1- Marrëveshja për Bllokun 2-3, në tokë;

2- Marrëveshja për Bllokun F, në tokë;

Janë në proçesin e mbylljes tre marrëveshje hidrokarbure:

1- Marrëveshja për Bllokun Joni-5, në det;

2- Marrëveshja për Blloqet 2, 3 dhe 4, në det;

3- Marrëveshja për Bllokun e Durrësit, në det;

Aktualisht operacionet e kërkimit në Blloqet 2-3 ndodhen në Fazën e Vlerësimit. Plani i Vlerësimit parashikon:

1.Përcaktimin e naftëdhenies së rezervuarit;

2.Përcaktimin e madhësisë së rezervuarit;

3.Qëndrueshmerinë ekonomike të projektit;