Kërkohet sërish ngrirja e aseteve të VMRO-DPMNE-së

Prokuroria Speciale e Maqedonisë po e kundërshton vendimin e Gjykatës që ka refuzuar të ngrijë asetet e VMRO-DPMNE-së, partisë që ka udhëhequr për 11 vjet vendin.

Nga Zyra e Prokurorit Publik kanë konfirmuar qëllimin e tyre për të sfiduar vendimin e Gjykatës Penale në Shkup për të mos ngrirë asetet e partisë së Nikolla Gruevskit, transmeton Konica.al.

Përfaqësuesë të Prokurorisë kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme, me anë të të cilave do të përtërihej kërkesa për ngrirjen e aseteve të partisë.

Zyra e Prokurorit Publik pretendon se Nikolla Gruevski, në kapacitetin e kreut të VMRO-DPMNE, ka pranuar donacione të paligjshme në vlerë prej 4.9 milionë euro në harkun kohor prej viteve 2009 dhe 2015.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në vend se t’i kthente këto para në buxhetin e shtetit, siç duhet të veprohet me donacione të paligjshme, ai i ka përdorur ato për financimin e partisë së tij.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj