Konflikt për pronën/ Arrestohen babë e bir pasi rrahën 21-vjeçarin

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pas sherrit për pronën në lagjen Valias i Ri, në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, dy persona Hasan Sh. e Dashamir Sh., 59 e 34 vjeç, banues në Valias të Ri, kanë goditur me mjete të forta (shufra hekuri) në kokë dhe në trup, 21-vjeçarin me inicialet N.Ll.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në lagjen Valias i Ri.

Policia ka arrestuar dy autorët, ndërsa 21-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj