Ksamil/ Aksidentohet turistja bullgare

Dtën e djeshme në bregdetin e Ksamilit ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Një turiste bullgare është aksidentuar, teksa po qëndronte tek shkëmbinjtë në breg të detit.

Sipas forcave blu të Sarandës shtetasja bullgare me inicialet P.S, 41 vjeç, banuese në Sofje, ka rënë aksidentalisht nga shkëmbinjtë e detit.

41-vjeçarja u dërgua me helikopter në spitalit ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj