Kupat: Shënojnë Xhaka e Lenjani, eliminohet Mavraj

E ka nisur keq Hamburg sezonin në Gjermani. Osnabruck i Bundesligës së Tretë ka fituar 3-1 në shtëpi, madje me 10 lojtarë që në fillim të lojës. Mërgim Mavraj luajti për 90 minuta, por pa mundur dot të shmangë  eliminimin nga Kupa e Gjermanisë që në turin e parë, që mund të quhet një turp.

Ndërkohë, shkëlqejnë shqiptarët e Zvicrës. Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani kanë gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre në ndeshjet e kupës. Edhe pse luanin përballë kundërshtarëve të një niveli që linte për të dëshiruar, futbollistët e Kombëtares kanë treguar një formë të admirueshme në sfidat e sotme.

Basel fitoi në trasfertë ndaj Uetuil-Bnsteten me rezultatin 0-2, teksa shqiptari shënoi golin e avantazhin në minutën e 39-të nga goditja e dënimit. Sioni i Ermir Lenjanit, Burim Kukelit dhe Paolo Tramezzanit fitoi në transfertë me rezultatin tenistik 1-9. Lenjani realizoi golin e 5-të për skuadrën e tij në minutën e 34-t.