Kur mendjet e kombit u mblodhën për çështjen më të mprehtë politike të kohës…

Kongresi i Manastirit ishte kongresi kombëtar i mbajtur në Manastir nga 14 nëntori deri më 22 nëntor të 1908, për të shqyrtuar disa çështje të lëvizjes kombëtare të rëndësishme të lëvizjes kombëtare në atë etapë dhe në rradhë të parë për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, njësimi i të cilit ishte bërë një problem i mprehtë politik , arsimor e kulturor dhe një kërkesë e ngutshme e lëvizjes kombëtare.

Kongresi Manastiirit zgjodhi nga gjiri i tij një komision prej 11 anëtarësh, që përbëhej nga përfaqësues të tre alfabetëve kryesorë që ishin në përdorim. Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet iri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin.

Komisioni i Alfabetit dhe Kongresi i Manastirit vendosën që të lejohej përdorimi si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjërë ndër Shqiptarë, ashtu edhe alfabetit të ri. Brenda pak vitesh alfabeti i krijuar nga Kongresi i Manastirit fitoi epërsi dhe u bë shpejt alfabeti i vetëm për shqipen.

Nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë:                                                   Rreshti I: Nyzhet Vrioni, Bajo Topulli, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Dhimitraq Buda, Gligor Cilka.                                                                                 Rreshti II: Gjergj Qiriazi, Mid’hat Frashëri, Atë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda. Kel Marubi /1908.
Shkresa e Komisionit të Alfabetit në Manastir. Kel Marubi /1908.
At’Gjergj Fishta, kryetar i Komisionit të Alfabetit, mbajtur në qytetin shqiptar të Manastirit më 1908. Kel Marubi /1908.
Rrok Berisha pjesëmarrës në Kongresin e Mnastirit më 1908 së bashku me një grup patriotësh nga Shkupi. Kel Marubi /1908.
“Shoqëria Bashkimi”, e themeluar në janar të vitit 1899, në Shkodër. Shoqëri me qëllime kulturore-artistike, dha ndihmesë të madhe në botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe, gjithashtu krijuese e alfabetit të njohur me emrin “Bashkimi”. Pjesë e “Shoqërisë Bashkimi u bënë figura të njohura të klerit katolik shqiptar si: Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Atë Pashk Bardhi, Dom Mark Shllaku, Dom Dodë Koleci, Atë Ambroz Marlaskaj, Luigj Gurakuqi. Kel Marubi /1908.
Nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë:                                                   Rreshti I: Sami Pojani, Zenel Glina, Selmani Elbasan, Simon Shuteriqi, Aziz (delegat i Starovës), Mati Logoreci, Dhimitër Buda, Adham Shkaba.                     Rreshti II: Rrok Berisha , Bajo Topulli, Thoma Abrahami, Leonidha Naçi, Sotir Peçi, Shefqet Frashëri, Luigj Gurakuqi, Shahin Kolonja, Ahil Efdhim Koeça, Zenel Poda.                                                                                                     Rreshti III: Nyzhet Vrioni, Dhimitër Mole, Gjergj Qiriazi, Atë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Dom Nikollë Kaçorri, Dom Ndre Mjeda, Fehim Zavalani.             Rreshti IV: Refik Toptani, Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Muhtari dhe Kavasi (Klubi i Monastirit). Kel Marubi /1908.