Lezhë/ Humb jetën një efektiv policie

Në Lezhë rreth orës pesë të mëngjesit është marrë një njoftim se në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, njëkohësisht punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.