Lezhë/ Në pranga 2 persona, mbanin armë pa leje

Gjatë një kontrolli nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë, në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore,  shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç i është gjetur një armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kola, i shoqëruar edhe nga shtetasi Lekë Kola, 36 vjeç kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që t’i kontrollin.

Policia i ka vënë në pranga të dy personat që rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj