Luftë pushteti/ Rama piketon LSI-në. Mos po e çon për skrap?

Në 2013-tën, Partia Socialiste i dha me duart e veta mbi 30% të pushtetit Lëvizjes Socialiste për Integrim. PS-ja i dhuroi pushtetin LSI-së, e ndërsa tashmë rrjedha e ngjarjeve ka marrë një tjetër drejtim. Rama me Metën po luajnë si macja me miun. Ndonëse në cilësinë e Presidentit të Republikës, me shumë gjasë Meta di si të japë sinjalet përmes dy zërave të betuar të kësaj force, Kryemadhi dhe Vasili. Ata janë “qafa” e Ilir Metës, i cili përmes “urdhrave” do di ti kundërvihet armikut të tij, kryeministrit Edi Rama. Duke u kthyer në retrospektivë, ndryshe nga bashkëqeverisja me Partinë Demokratike, socialistët u treguan bujarë ndaj LSI-së, aleatit të saj strategjik. Kjo “dashuri” o konvertua me drejtori apo agjenci kombëtare, por dhe në drejtoritë rajonale. Ja disa prej tyre:

Drejtoria e Transportit Tiranë

N/drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Drejtor i KESH

Drejtor i Spitaleve (Elbasan, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër)

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Agjencia Kombëtare Bërthamore

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

Inspektorati Qendror Teknik

Reparti i Inspektim dhe Shpëtim-Minierave

Sekretariati për Transparence në Industrinë Nxjerrëse

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Aviacioni Civil

Drejtorinë e Burgjeve

Posta Shqiptare

Agjensia Kombëtare e Ushqimit

Porti i Durrësit

Qeveria e Edi Ramës ka nisur tashmë “furtunën” në administratë, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI-së. Tirana është qarku kryesor, ku LSI ka pjesën dërrmuese të drejtorive. Çfarë do të ndodhë me Postën Shqiptare; Hipotekat; KESH; Drejtoria e Transportit Rrugor; Autoriteti Rrugor; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OST); Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare.

Po ashtu në Tiranë janë dhe ministritë. LSI ka aktualisht Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Integrimit. Në të gjitha këto ministri, do nisë vala e largimeve pasi të kenë ikur ministrat.

Pyetja e cila na shton kërshërinë është se çfarë fshihet pas sjelljes së urtë të Metës. A mos vallë ai po luan letrat e fundit përmes bashkëshortes dhe Vasilit, për ti bërë presion?

Nga ana tjetër, me shumë të drejtë mund të parashtrojmë pyetjen: Mos Rama do e çojë LSI-në për skrap?….