Manchester City e nis me hap pretendenti (Video)

Ndryshe nga Chelsea dhe Liverpool, Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League, duke fituar ndeshjen e parë në transfertë më Brighton me rezultatin e pastër 2-0. Edhe pse ekipi i Guardiolës ka vuajtur për të gjetur golin, sidomos në pjesën e parë, që ka përfunduar në barazim pa gola, ka dominuar dhe loja jep shpresë për ndeshjet e tjera.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 70-të nga Aguero, pas një pasimi të David Silva. Pesë minuta më pas Manchester City dyfishon shifrat. Këtë herë janë vendasit që shënojnë në portën e tyre pas presingut të vazhdueshëm të “Qytetarëve”. City mund të kishte shënuar edhe një gol të tretë në fund. Gjithsesi, mbyllet 0-2 në favor të Manchester City-t, duke inkasuar 3 pikët e para.

Standings provided by Sofascore LiveScore