Moto GP, Dovizioso fiton në Austri (Video)

Një garë fantastike është zhvilluar sot në Austri, ku piloti italian i Ducati-t, Andrea Dovizioso ka triumfuar, në një duel në xhirot e fundit me kampionin Marc Marquez, që është përpjekur ta parakalojë, madje thuajse janë prekur mes tyre në kthesën e fundit, por në fund piloti italian kalon finishin i pari.

Kjo ka qenë gara e tretë e fituar nga piloti i Ducati-t, i cili pozicionohet në vendin e dytë të renditjes së pilotëve me 158 pikë, 18 larg Marquez. Për sa i takon pjesës tjetër, podiumi është kompletuar nga piloti tjetër i Honda-s, Pedrosa, ndërsa pas krahëve të tij është renditur shoku i skuadrës i Dovizioso-s, Jorge Lorenzo.

Ka qenë një garë zhgënjyese për Valentino Rossi, i cili ka bërë një start shumë të mirë, por e ka mbyllur Çmimin e Madh të Austrisë në vendin e shtatë, pozicioni nga është nisur në start. Gjithsesi, legjenda italiane është akoma në garë për tiullin, i pozicionuar në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, 33 pikë larg Marquez.