Mustafa: Të gjithë u bënë kundër LDK-së

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka fajësuar partitë e tjera për shpalljen e mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga LDK.

Sipas tij, emërues i përbashkët e këtij koalicioni anti-LDK ishte se ata “nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik”, transmeton Konica.al.

Mustafa ka rezervuar kritika edhe ndaj ‘ndërkombëtarëve’, për të cilët tha se “janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin”.

Kreu i LDK-së nuk ka ngurruar ta cilësojë qeverinë e tij si të vetmen paslufte, ndaj të cilës u ushtrua dhunë e paparë.

Duke shprehur mospajtimin me raportimet se partia e tij do të bashkohet për formimin e institucioneve të reja, ai ka bërë me dije se LDK nuk e ka shkaktuar këtë situatë.

Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Situatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së”.

Në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me Vetëvendosjen, Mustafa ka deklaruar se ky subjekt duhet t’i qartësojë qëndrimet në lidhje me shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështjet programore.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj