National Geographic shpall fituesit, shfletojini, fotot fituese janë përtej të mrekullueshmes…

Pas shumë diskutimesh, gjyqtarët kanë njoftuar fituesit e fotove të fotografëve të udhëtimit të National Geographic të vitit 2017. Seksioni i imazheve fituese shpalos diversitetin e botës nëpërmjet gjeografisë dhe banorëve të saj.

Çmimi i madh, çmimi i parë, Natyra. Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Colima në Meksikë më 13 dhjetor 2015. Atë natë, moti ishte i thatë dhe i ftohtë, fërkimi në grimcat e hirit prodhoi një rrufe ndriçimi rreth 600m të gjatë ndërmjet hirit dhe vullkanit. Fotografues: Sergio Tapiro Velasco/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Qytetet, çmimi i parë. Brendia e bibliotekës së qytetit në Stuttgart. Drita natyrale ndriçon brenda nga dritaret në tavan, duke mbushur hapësirën e gjërë të të nxënit. Fotografues: Nobert Fritz / Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic

 

Qytetet, çmimi i dytë. Një pamje ajrore e Whampoa Garden, Hong Kong, paraqet ndërtesat e dendura. Frymëzohem nga Kowloon Walled City- një herë vendi më i dendur në Tokë- që u shkatërrua tre dekada më parë. Qindra shtëpi ishin vënë pirg mbi njëra tjetrën dhe kishte shumë pak hapësirë. Qyteti Kowloon Walled mund të mos jetë më, por trashëgimia e tij mbetet. Ekziston në arkitekturën moderne të Hong Kong dhe në aparatmentet e mbivendosura, të cilat janë ndërtuar për të akomoduar masat. Fotografues: Andy Yeung/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Qytet, çmimi i tretë. Fusha e futbollit në Henningsvaer në Ishujt Lofoten të Norvegjisë është një nga pamjet ajrore më mreslënëse të Evropës. Fotografia u mor me anë të një droni gjatë një udhëtimi me vela në qershor 2017. Fotografues: Misha Destroyev/ Fotografi udhëtues i vitit i kompeticionit të National Geographic
Qytetet: (përmendje nderuese). Një kompleks apartamentesh shumëngjyrësh në Gifu prefekturë e Japonisë. Fotografues: Tetsuya Hashimoto/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Qytetet, (përmendje nderuese). Ndërtesa të reja të ngritura nga dyshemeja e shkretëtirës pranë Al Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe. Fotografues: Andrzej Bochenski/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Natyra, çmimi i dytë. Një grumbull mjelmash që po nisin fluturimin. Fotografues: Hiromi Kano/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Natyra, çmimi i tretë. Një imazh i fotografuar në Costa Rica, ndërmjet Monteverde dhe Playa Hermosa, i krokodilëve që relaksohen në brigjet me baltë të lumit. Fotografues. Tarun Sinha/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic.
Natyra, përmendje nderuese. Shpellat e mermerta nën akullnaja në Pantagoni, Amerikë e Jugut. Fotografues: Clane Gessel/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Natyra, (përmendje nderuese). Qilim xixëllonjash një shakllë që të drejton në një vend të shenjtë në një fshat të largërgët të quajtur Tamba në zonën e Japonisë. Fotografues: Yutaka Takafuji/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Natyra, (përmendje nderuese). Aktivitet sizmik në Mount Bromo, një kon vigan vullkanik në Java, Indonezi Fotografues: Reynold Riksa Dewantara/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Natyra, (përmendje nderuese). Peshkaqenët normalisht të trembur të Karaibeve (e marrë në distancë) Fotografues: Shane Gross/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic
Njerëz, çmimi i parë. Një vorbull dervishe në Sille Konya, Turqi. Kërcimi i dervisheve, të quajtur sema, është një simbol i kulturës Mevlevi. Fotografues: F Diler Uyar/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic
Njerëz, çmimi i dytë. Vizitorë të Rijksmuseum në Amsterdam vizitojnë vizatimet e Rembrandt, Shoqëria Syndics of the Drapers Fotografues: Julius Y/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic
Njerëz, çmimi i tretë. Një serfist në Tavarua, Fixhi. Fotografues: Rodney Bursiel/ Fotografi udhëtues i vitit i National Geographic
Njerëz, (përmendje nderuese). Babë e bir që qëndrojnë në çati të një xhamie në New Delhi, India gjatë festivalit të Eid. Fotografues: Jobit George/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic
Njerëz, (përmendje nderuese) Gazipur, Bangladesh: një tren nga Dhaka gjatë ndalesës së tij të shpejtë. Fotografues: Moin Ahmed/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic
Njerëz, (përmendje nderuese) Tempulli Besakih, i njohur si Tempulli i Nënës Bali, në spatet e Mount Agung Fotografues: Michael Dean Morgan/ Fotografi udhëtues i vitit i peticionit të National Geographic

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj