Ndoka: Pritet shkarkimi i Premçit

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka,  ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Në një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret.

Ndoka shkruan se sot pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave Civile Shemsi Premçi, pas deklaratës bombastike të bërë një ditë më parë se vendi kërcënohet nga tërmete të forta si ai në vitin 1967.

Postimi i Ndokaj

Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”!

‘Zero shqetesim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!

Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!