Në fillim priste pyjet, tani vë zjarre/ Ja kush është 16-vjeçari që u ndalua…

Shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë,  kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit me iniciale R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19:00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj