Më në fund zbulohet ‘ilaçi’ që shkatërron qelizat kancerogjene të gjirit

Bazuar në një studim të kohëve të fundit, shkencëtarët thonë se me anë të një zbulimi të bërë janë rritur shanset për mbijetesë, tek gratë që vuajnë nga format më ‘agresive’ të kancerit të gjirit.

Përbërësi antikancerogjen, i njohur si S63845, së bashku me ilaçet e zakonshme, janë më efikasë në zhdukjen e tumoreve kancerogjene trefish negative dhe HER2-pozitive.

Është hera e parë që përbërësi S63845, i prodhuar nga firma farmaceutike Servier, rezulton kaq efikas në trajtimin e kancerit të gjirit. Studimi, i publikuar tek revista “Science Translational Medicine”, është drejtuar nga një ekip tek ‘Instituti i Kërkimeve Mjekësore’ në Australi.

Autori i studimit, profesor Geoff Lindeman, thotë: “Shpresojmë që të kemi mundësi të kombinojmë inhibitorët MCL-1 [si S63845] me terapitë konvencionale për të trajtuar më mirë lloje të caktuara të kancerit të gjirit dhe për t’u dhënë më shumë shpresa pacientëve”.

Ndërkohë Dr. Delphine Merino shton: “Duke kombinuar përbërësin S63845 me terapitë standarde, si kimioterapia apo ilaçe të caktuara si herceptina, është provuar se kombinimi në fjalë është shumë efikas në zhdukjen e tumoreve agresive”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj