Një vezë në ditë baras me pesë cigare

Një film i ri dokumentar i Netflix ka nxjerrë disa pohime kontradiktore për të cilat do të diskutohet në të ardhmen.

Filmi “What the Health” ka nxjerrë disa pohime kontroverse për shëndetin e njeriut dhe konsumimin e mishit, gjë të cilën shumica e ekspertëve e hedh poshtë.

Realizimi i cili reklamohet si film të cilin organizatat shëndetësore nuk dëshirojnë ta shohin, ka marrë vëmendje të madhe në publikut botëror.

Në këtë film dokumentar shqyrtohet lidhja ndërmjet konsumimit të prodhimeve të kafshëve me disa sëmundje dhe nxjerrin pohime sensacionale se vetëm një porcion mish i përpunuar shton rrezikun nga diabeti për 51 për qind dhe se një vezë në ditë është e rrezikshme po aq sa edhe pirja e pesë cigareve.

Filmi sugjeron se organizatat kryesore të farmaceutikës kanë profite nga e gjithë kjo pasi që investojnë në industrinë e mishit të përpunuar, e cila na bën që të sëmuremi.

Autorë të filmit janë Kip Andersen dhe Kigan Kun, të cilët tashmë kanë xhiruar dokumentarin e njohur “Cowspiracy” 2014, po ashtu në Netflix. /koha.net