Oregon/ Eklipsi i parë në një shekull

Depo Bay i Oregonit është duke u përgatitur për eklipsin e parë që do të kapërcejë Shtetet e Bashkuara në një shekull, ndërkohë që banorët e shohin si një katastrofë natyrore që po rrënon qytetin e vogël bregdetar, shkruan ‘Reuters’.

Qyteti, është shtëpia e 1,500 banorëve dhe ka vetëm një semafor, dhe është më afër vendit ku eklipsimi i përgjithshëm do të shfaqet së shpejti më 21 gusht përmes 14 shteteve në Atlantik.

Kjo gjë ka ngjallur frikën se një valë e vizitorëve do të zbresë në Depoe Bay për të parë të parët eklipsin e plotë.

Eklipsi i plotë ndodh kur hëna kalon para diellit, fshin dritën e saj dhe e ekspozon “kurorën” me ngjyra të ndezura rreth perimetrit të saj. Pas pak më shumë se dy minutash, fenomeni do të përfundojë në çdo vend të caktuar, ndërsa eklipsi lëviz në lindje nga bregu në breg.

“Depoe Bay është në linjën qendrore të eklipsit dhe fenomeni nuk do të përsëritet për të paktën 100 vite të tjera. Por, për qytetin tonë, ndoshta një gjë e tillë nuk do të ndodhë as për 1.000 vite të tjera. Ndaj unë kam vendosur të dizenjoj një bluzë dhe njerëzit do ta kenë atë si kujtim për të gjithë jetën”, tha Pat O’Connell.

Falë afërsisë së “Depoe Bay” me linjën kryesore gjeografike ku do të shënohet fenomeni, kryebashkiakja Barbara Leff thotë se përgatitjet për tërmet apo cunam janë bërë tashmë nga banorët.

“Ky komunitet është përgatitur për një katastrofë të madhe dhe shumë prej përgatitjeve për eklipsin e radhës në një farë mënyre pasqyrojnë ato përgatitje. Shpresojmë se do të jemi plotësisht të përgatitur për gjithçka”, tha Barbara Leff, kryebashkiake. Por sfida më e madhe për kryebashkiaken është të parashikohet sesa vizitorë do të vijnë në qytet.

Spektakli është i pari në 99 vite që do të përshkojë tërë Shtetet e Bashkuara, vendin me popullatën e tretë më të madhe në botë. Ai do të jetë edhe i pari eklips i plotë diellor, që do të mund të shihet në 48 shtete amerikane që nga viti 1979. Dhomat nëpër hotelet e qytetit janë prenotuar prej muajsh dhe pritet që disa qindra mijëra vetë të mbërrijnë atje.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj