Pacolli: Nuk kam hequr dorë nga pozicioni im

 Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka qartësuar se nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e tij.

Ai ka thënë se thirrjet e tij për zgjidhje të problemit të bllokadës parlamentare në interes të qytetarëve dhe kërkesa drejtuar partive që të sakrifikojnë nga vetja, “nuk nënkuptojnë lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia”, njofton Konica.al.

“Postimet e mija të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash)”, ka shkruar Pacolli.

Kreu i AKR-së, parti kjo që është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën, ka kërkuar nga partitë e tjera që merren vesh me njëra tjetrën.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “sfidë sakrifice” por bëjeni atë per respekt ndaj votës dhe deputetëve që ju përcjellin”, ka thënë Pacolli.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj