PD nuk i ndahet Rakipit/ Është mik i Ramës, duhet hetim jo politik

Me anë të një deklarate për mediat, PD ka reaguar në lidhje me aksidentin ku deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, përplasi për vdekje një 53 vjeçar. Sipas kësaj force, kjo ngjarje po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe po përpiqen të manipulohen në favor të Rakipit, pasi ai është një mik i ngushtë i Ramës. Partia Demokratike i kërkon Policisë se Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe Prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht.

Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë se deputeti Aqif Rakipi, ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë se Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon Prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht.

Të dhënat janë se deputeti, mik i Ramës, ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështërsi ekspertëve në përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Për këtë arsye, PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtësi për viktimën”.