PDIU-ja “shuplakë” PD-së: Mos bëni politikë me fatkeqësitë

PDIU-ja i ka ashpërsuar tonet ndaj Partisë Demokratike, në lidhje me aksidentin tragjik të shkaktuar nga deputeti i saj, Aqif Rakipi. Sipas PDIU-së, PD është në mjerim dhe po shfrytëzon kohën për të bërë politikë me një aksident.

“Keqardhje, PD në mjerim, po bën politikë me një aksident. Kërkojmë nga Policia dhe Prokuroria të zbardhet ngjarja”.

Reagimi i PDIU-së erdhi pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila ngriti dyshime se ngjarja në autostradë po manipulohej në favor të deputetit Aqif Rakipi, i cili njihej si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.