Plas sherri në një hotel në Dhërmi/ Goditet i riu…

Në një hotel në Dhërmi, ka ndodhur një sherr, ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur një të ri.

Sipas policisë së Vlorës, agresorët kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan, ndërkohë po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në një hotel, persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

 

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj