Pogradec/ Zhduket një 16-vjeçare

Në Pogradec një 16-vjeçare ka alarmuar familjen e xhaxhait të saj në fshatin Stropckë, pasi është larguar gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, por në pamundësi për ta gjetur vetë dhe pa asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj, xhaxhai i saj i është drejtuar policisë.

Ai thotë se kanë qënë në gjumë dhe nuk e kanë kuptuar fare që e reja është arratisur.

48-vjeçari me inicialet J.Sh i tmerruar nga mungesa e mbesës në banesë, ka bërë denoncimin dhe kërkon që policia të zbardhë këtë ngjarje sa më parë.

Deklarata

Më datë 12.08.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi J.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili ka kallëzuar se më datë 11.08.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, është larguar nga banesa e saj në fshatin Stropckë, mbesa e tij (vajza e vëllait) shtetasja J.Sh, 16 vjeçe. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj