Probleme me mëlçinë? Ja çfarë të konsumoni!

Ushqimet e pasura me sulfur luajnë një rol kyç në trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Ndër ushqimet e pasura me sulfur përmendim:

Hudhra

Hudhra përmban një përbërës aktiv me bazë sulfurin, i quajtur allicin, që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Ky përbërës ndihmon në eliminimin e mërkurit nga trupi.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë një antioksidues të fuqishëm, të quajtur ‘L-ergothioneine’, që neutralizon radikalet e lira. Kërpudhat janë gjithashtu të pasura në vitaminë D.

Vezët

Vezët sigurojnë sasinë më të lartë të proteinave të cilësisë së lartë, si dhe përmbajnë 8 aminoacide esenciale dhe lëndën ushqyese ‘choline’. Këto aminoacide janë të nevojshme për procesin e detoksifikimit të mëlçisë. ‘Choline’, një enzimë e nevojshme për metabolizmin, gjendet tek e verdha e vezës dhe mbron mëlçinë nga një sërë substancash toksike, ndërkohë që detoksifikon metalet e rënda.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj