Prokuroria serbe nis ‘gjahun’ ndaj 160 luftëtarëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime të Lutës në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për gjoja krime ndaj civilëve.

Sipas të përditshmes beogradase ‘Blic’, shumica e këtyre të akuzuarve janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, për të cilët prokuroria serbe pretendon se ka dëshmi se kanë kryer krime ndaj serbëve dhe pakicave të tjera.

Kjo nënkupton që Serbia përmes fletarresteve dhe lidhjeve me Interpol-in mund të vazhdojë edhe në të ardhmen ‘gjahun’ e persekutimeve ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj