Pronat/ Vendimet e Agjencisë përfundojnë në gjykatë

Vendimet që janë dhënë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në zbatim të ligjit të ri kanë përfundaur në dyert e gjykatës. Pronarët kanë kundërshtuar vendimin e dhënë ATP dhe 80 prej tyre kanë dorëzuar dosjet në Gjykatën Administrative. Pronarët kundërshtojnë vendimet e këtij institucioni lidhur me njohjen e pasurive, kompensimin fizik e financiar, apo rrëzimin e vendimeve të mëparshme të komisioneve të kthimit të pronave apo të vetë Agjencisë. Pronarët që i janë drejtuar gjykatës kanë tre kërkesa, ose shfuqizimin e vendimi të ATP-së, ose korrigjimin e vlerës së kompensimit financiar ose rishqyrtim të dosjes. Thelbi i ankesave të pronave është vlerësimi i pronës me zërin kadastral të vitit 1945, çka do të thotë zhvlerësim të pronës, pasi tokat që ishin bujqësore në momentin e sekuestrimit janë zona banimi ose industriale. Menjëherë pas miratimit të ligjit pronarët e kundërshtuar atë duke e ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Ankimimi

Sipas ligjit në fuqi pas vlerësimit financiar të dosjes pronarët kanë vetëm një muaj kohë për ankimim në gjykatën Administrative të Apelit. Në rast se pronarët nuk janë dakord me vendimin e shkallës së dytë mund të ankimojnë në Gjykatën e Lartë dhe vetëm pasi të ezaurur të gjithë shkallët e gjyqësorit në vend mund ti drejtohen Strasburgut

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj